Shpërthim i tretë në Bruksel

87

Pas shpërthimit të dy bombave në aeroportin Zaventem në Bruksel, një shpërthim tjetër ka ndodhur minuta më parë në stacionin e trenit.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në stacionin hekurudhor “Maalbeek”, në Bruksel që është vetëm disa metra larg stacionit hekurudhor, “Gare de Bruxelles- Schuman”.

Statcioni Maalbeek është gjithashtu afër disa ndërtesave të rëndësishme te BE-së, siç është Berlaymont, ndërtesë kjo në të cilën qëndron Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkimit.

Autoritetet janë vënë në kërkim të autorëve.