Shpërthen Reali, +7 ndaj Celta Vigos

88

Real Madrid ka shkatërruar Celta Vigon në duelin e zhvilluar në Santiago Bernabeu. Plotë shtatë gola të realizuar nga të besuarit e Zinedine Zidane-s, kanë mjaftuar të sjellin paqen me tifozët madrilien, të cilët së fundmni kishin vërshëllyer lojtarët e tyre.

Festivalin e golave e nisi qendërmbrojtësi Pepe në pjesën e parë, derisa në të dytën Ronaldo realizoi katër gola rradhazi, për tu pasuar më pas nga Jese dhe Bale, për të sjellur rezultatin final 7-1.

Të vetmin gol për miqtë e realizoi, Iago Aspas.

Pavarësisht fitores, Real Madrid vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 60 pikë, nëntë më pak se lideri Barcelona, që nesër zhvilllon duelin e rradhës ndaj Eibar.