Shpërthen Maradona: Mjaft me Messin, sikur po i thyhen vezët…

128

Diego Maradona është një zë autoritar në aspektin e futbollit. Megjithatë, stili i tij unik bën që të ngjashmit të mos i pëlqejë, çka e ka mohuart në më shumë se një rast. Të premten, ish-lojtari dhe ish-trajneri i kombëtares së Argjentinës i është referuar përsëri vendimit të Leo Messit për ta lënë ekipin kombëtar, pas humbjes së finales së “Copa America”, ndaj Kilit, përmes penalltive, këtë verë.

Pasi e ka akuzuar Leon se nuk ka personalitet për të udhëhequr kombëtaren argjentinase, Maradona, duke folur për “Radio La Red”, ka thënë se nuk duhet t’i kërkohet më Messit të rishikojë vendimin. “Sa më shumë të flasim për Messin, më duket sikur po i thyhen vezët (lodhet). Nëse dikush është duke planifikuar të udhëtojë për në Barcelonë, për të biseduar me Messin, nuk duhet ta bëjë atë, sepse do ta merrnin për gomar”, – ka thënë Maradona.

Legjenda e futbollit argjentinas duket i bezdisur nga kjo situatë, teksa ka kaq shumë kërkesa popullore dhe dashuri për pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në atdheun e tij. Mos harroni se presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA), Armando Pérez, ka në plan të shkojë në Europë këtë fundjavë. Ndër objektivat e tij kryesorë është të takohet me Messin, për të bindur atë që të kthehet e të luajë me kombëtaren.