Shpërthen Krasniqi, gol e asistim në fitore

173

Liridon Krasniqi nuk ka të ndalur me skuadrën e tij Kedah.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka treguar edhe njëherë se është në formë të jashtëzakonshme.

Skuadra e kosovarit, Kedah ishte në udhëtim tek Sarawak FA dhe arriti të fitonte me rezultat të thellë 3:0.

Krasniqi ishte asistues i golit të parë të shënuar nga skuadra e tij në minutën e 50-të nëpërmjet Augustos.

Ndërkohë 24 vjeçari arriti të shënonte golin e dytë në takim në minutën e 70-të të ndeshjes.

Deri më tani Krasniqi ka shënuar tetë gola në kampionat dhe kupë, ndërsa ai ka shtuar edhe shtatë asistime për Kedah.

Forma e mirë e Liridonit është lajm i mirë edhe për Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes me Finlandën.

Here Iam 'Again' 😎 ⚽️ Great Win 0-3 Happy for My Goal & Assist ! Thanks To My Teammates & Supporters. QuarterFinal We…

Posted by Liridon Krasniqi on Friday, August 19, 2016