‘Shpërthen’ Gani Sejdiu: Çdo gjë ka kufi, këtë nuk do ta tolerojë asnjëherë!

Drenica e ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në kuadër të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës. ‘Kuqezinjtë’ janë mposhtur bindshëm në udhëtim te Drita në Gjilan me rezultat 4-1, raporton Gazetasheshi.com.

I shqetësuar me këtë disfatë ka mbetur kryetrajneri i kësaj skuadre Gani Sejdiu, i cili në një prononcim dhënë “Super Sport Kosovës” pas ndeshjes ka shfaqur shetësimin e tij.

“Më brengos fakti që po tregohemi një ekip jo serioz në fushën e lojës. Të gjithë duhet tëe marrim pergjegjesinë, duke filluar nga une si trajner. Po dorëzohemi lehtë, pasi që tri ndeshjet e humbura, i kemi humbur në minutat e para të ndeshjes. Megjithëse kemi folur të jemi më të vemendshëm në pjesën e parë, ne jemi shfaqur në menyrë jo profesionale. Pa marrë parasysh që kemi patur të bejmë me tre kundershtarë mjaft të fortë në këto xhirot e para, jemi për çdo kritikë”, deklaroi Sejdiu.

Pamje nga ndeshja Drita 4-1 Drenica

Më pas Sejdiu deklaroi se pritet të ketë reagime edhe nga ana e stafit teknik, por edhe nga na e drejtuesve të klubit.

“Pritet të ketë reagim edhe nga ana ime edhe nga ana e drejtuesve te klubit. Fajtorët kryesorë janë gjithmonë trajnerët. Çdo gjë ka kufi dhe ka ardhur momenti i fundit që gjërat duhet ndryshuar, sepse situata është shqeësuese”, Gani Sejdiu.

Drenica mbetet në pozitën e tetë të renditjes tabelare me 28 pikë, por me një fitore eventuale të Flamurtarit do të futej në zonën që dërgon largim nga liga.

/Gazeta Sheshi/