Shpend Ahmeti u kërkon ambasadorëve të flasin për “Pronto ll”

203

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar publikimet e serisë së përgjimeve të njohura tashmë si afera “Pronto ll”. Ai i ka ftuar ambasadorët në Kosovë, me theks të veçantë ata të shteteve të Kuintit, që të komentojnë rreth këtij skandali.

Ahmeti, ndër të tjera, ka  thënë se incizimet në të cilat dëgjohen punësime në borde, dhe vende të tjera të institucioneve të shtetit nuk duhet të trajtohen vetëm me humor e cinizëm. Ai thotë se ndarja e pushteteve në këtë formë, është një rrezik serioz për vendin.

Ky është shënimi pa ndërhyrje i Ahmetit në Facebook

“Po shoh shumë statuse me ironi e cinizëm disi duke i kthyer këto inçizime në humor e satirë në stilin “shihi këta si flasin”.

Por situata lejon shumë pak hapësirë për hajgare.

1. Këta kanë vendos emra në polici duke përmend edhe krerët e këtij institucioni “të pavarur” 2. Këta kanë punësuar njerëz me amanete të bashkëshorteve 3. përveç dajës këta kanë punësu edhe djem të mixhave, e shumë anëtarë tjerë të familjes 4. bordet e PTK dhe KEK po dihet se si janë vendos me amanete

Ftoj ambasadorët, posaqërisht ambasadorët e kuintit të japin deklarata mbi institucionet e “pavarura”, ndarjen e pushteteve dhe rreziqet për shtetin tonë”.