Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka qenë i pranishëm në Tetovë për ta ndjekur nga afër duelin ndërmjet Shkëndisë dhe Renovës. I shoqëruar nga presidenti i klubit të Shkëndisë, Lazim Destani, i pari i kryqytetit ka ndjekur duelin nga zona VIP, raporton Gazeta Sheshi.
Ndryshe, Shkëndija e fitoi derbin lokal përballë Renovës me shifrat 3-1. Ibraimi nga pika e bardhë, si dhe Radeski e Asani shënojnë për Shkëndijën, ndërsa Renova realizon me Skenderin. ‘Ballistët’ të mrekullueshëm me disa koregorafi të shkëlqyeshme.