Shpallet në kërkim Al Hamed, i dyshuar për sulmet në Paris e Bruksel

147

Autoritetet belge kanë shpallur në kërkim si të dyshuar me sulmet e Brukselit por edhe me ato të Parisit Naim Al Hamed, 28 vjeç nga Siria

Bashkë me Mohamed Abrinin, dy terroristët e konsideruar me rrezikshmëri të lartë dhe të armatosur mund të jenë larguar drejt Spanjës. Ndërkohë nisin hetimet në policinë belge pas akuzave për neglizhencë dhe dështim.

Quhet Naim Al Hamed, 28 vjeç nga Siria dhe konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë.

Hamed është i armatosur dhe është i superkwrkuari i radhës bashkë me Muhamed Abrinin nga forcat e sigurisë belge.

Terroristi i dyshuar, i identifikuar nga autoritet ka lidhje me sulmet e Parisit dhe të Brukselit gjithashtu.

Sipas informacioneve, dy të shumëkërkuarit mund të jenë larguar drejt Spanjës.

Kanë qenë autoritet franceze ato që kanë dërguar listën e të dyshuarve në Spanjë të martën, pikërisht ditën kur edhe ndodhën shpërthimet në Bruksel.

Sipas të përditshmes spanjolle “La Vanguardia”, në listën e terroristëve përveç sirianit Naim Al Hamed, është edhe belgu Mohamed Abrini, 31 vjec, por gjithashtu edhe emrat e tre kamikazëve që shpërthyen vetën në aeroportin Zaventem dhe në stacionin Molbeek të metrosë së Brukselit.

Në raport nuk specifikohet roli i Abrinit dhe Al Hamed në sulme.

I shumëkërkuari tjetër Abrini është personi i filmuar me Salah Abdeslam më 11 nëntor në një pikë karburanti në autostradën mes Parisit dhe Brukselit. Të gjitha informacionet e dala kohët e fundit kanë rritur skandalin e mungesës së bashkëpunimit mes vendeve evropiane por edhe dështimin e sigurisë belge.

Sipas mediave belge, një oficer policie në Mechelen e dinte vendndodhjen e Abdeslam, i dyshuar në sulmet e Parisit, që prej tre muajsh dhe kishte dërguar një raport me lëvizjet e tij në policinë e Brukselit.

Kjo e fundit nuk e kishte dërguar raportin në sektorin e antiterrozimit.

Sipas këtij raporti Abdeslam fshihej në lagjen Molenbel, pikërisht në rrugën De Quantre Vents 79. Për këtë arsye ka nisur një hetim i brendshëm i policisë belge.