Shpallen fituesit e gares “Vrapimi i Qytetit të Gjilanit 2016”

153

Ne Gjilan sot eshte mbajtur manifestimi sportiv nderkombetar i atletikes “Vrapimi i Qytetit të Gjilanit 2016” në të cilën kanë marrë pjesë rreth 300 atletë nga Kosova dhe rajoni. Ngjara eshte organizuar nen ne perkujtim te “Pranveres Studentore 1981” nen perkujdesjen e Komunes se Gjilanit.

Ne kete gare kane marre pjese atlete nga Kosova, Shqiperia, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Fitues në kategorinë e seniorëve doli Suad Kryeziu nga Rogana, ndërkaq në kategorinë e sendoreve, Luljeta Shala nga Llapi.

Në kategorinë e juniorëve pozitën e parë e fitoi Berkan Emini nga Shkupi, ndersa Fjolla Geci nga Rogana doli e para si juniore.

Dario Ivanovski nga Shkupi u shpall fitues në kategorinë e pionierëve, ndërkohë vendi i parë për kategorinë e pioniereve i takoi Gentiana Pecit nga Mitrovica.

Ndërkaq, në kategorinë e veteranëve çmimin e parë e mori Xhavit Tahiri nga Mitrovica, përderisa Avdi Ibishi në kategorinë e personave me nevoja të veçanta.

Në fund, në mënyrë solemene ia dorëzuan kupat fituesve, udhëheqësi i Njësisë për Sport në Gjilan, Malazog Hoxha dhe kryetari i Federatës së Atletikës, Halil Sylejmani.