Shotani vlerëson fitoren e Llapit, parashikon diçka të rëndësishme

Pas humbjes nga Ballkani, Llapi i është kthyer fitores, duke triumfuar në udhëtim te Ferizaj me rezultat 1:0.

Trajneri Bekim Shotani është shprehur i kënaqur me rezultatin, ndërsa ka kërkuar më tepër përqendrim nga futbollistët e tij.

“E kemi ditur se do të jetë ndeshje e vështirë për ne, sepse Ferizaj ka treguar lojëra të mira në javët e kaluara. Ne duhet të mobilizohemi më shumë, sidomos para portës rivale, të shënojmë më tepër, sepse mund të ndëshkohemi. Për ne, çdo rezultat tjetër veç fitores do të ishte i pafavorshëm”, ka thënë Shotani për Super Sport Kosova.

Numri një i bankinës së skuadrës llapjane është shprehur i shqetësuar për numrin e madh të futbollistëve të lënduar, por edhe përkundër këtij fakti beson se Llapi do të arrijë rezultate të mira në tri ndeshjet e mbetura të kësaj pjese të kampionatit.

“Nga 24 futbollistë që i kemi, 14 janë me lëndime, disa edhe serioze. Megjithatë, në tri ndeshjet e fundit e kemi orarin më të mirë se skuadrat e kreut të renditjes dhe besoj se mund të përfitojmë nga ky fakt”, ka shtuar Shotani, i cili i ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin dhe motivin, sidomos pas humbjes në javën e kaluar.

Renditja tabelare se ku ndodhet Llapi:

Renditja e ‘çmendur’ në Ipko Superligë pas javës së 14-të (FOTO)