Skuadra e Vushtrrisë pas humbjes së pësuar ndaj Feronikelit, i është vështirësuar edhe më shumë punët në luftë për mbijetesë.
Por pas ndeshjes trajneri Bekim Shotani, ka deklaruar se ekipi i tij nuk do të dorëzohet.
“Ndeshje e mirë nga skuadra jonë, pësuam në kohën kur sulmonim. Deri sa ka gjasa matematikore të shpëtojmë ne nuk do të dorëzohemi”, u shpreh Shotani.