Shoretire, bëhet futbollisti më i ri i Man United që luan në Evropë

112

Shola Shoretire ka debutuar sot në ndeshjen e Ligës së Evropës me skuadrën e Manchester United ndaj Real Sociedadit.

Sulmuesi ka vetëm 17 vjet dhe bëhet futbollisti më i ri i Man United që ka luajtur në një kompeticioni të tillë.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 76’të të takimit në vend të Greenwood.

Ndryshe Manchester United kaloi tutje në rundin e radhës në Ligën e Evropës, pasi që e eleminoi skuadrën spanjolle Real Sociedad.