Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës: Shukri Sylejmani, krahas sportit, kontribut të madh ka dhënë edhë në fushën e kulturës e arsimit

Në mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë Shukri Sylejmani, Presidenti Historik i klubit të Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e Shukri Sylejmanit.

“Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë mori lajmin për vdekjen e ish-presidentit të KF Gjilanit dhe punëtorit shumë vjeçar të sportit, Shukri Sylejmanit.
Shukri Sylejmani dha kontribut në madh jo vetëm për klubin e Gjilanit por edhe për sportin gjilanas e më gjërë.
Shukri Sylejmani, krahas sportit, kontribut të madh ka dhënë edhë në fushën e kulturës e arsimit në anamoravë.
Shukri Sylejmani gjithmonë do kujtohet ndër brezat e ardhshëm për shpirtin e tij human, duke qenë gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë sportit.
Me këtë rast, Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Sylejmani, KF Gjilanit dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë për vdekjen e Shukri Sylejmanit”, shkruan SHGSK.

Sylejmani në opinion njihet si një njeri që dha shumë për futbollin gjilanas e në veçanti për Gjilanin.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për qytetin e Gjilanit dhe futbollin kosovar në përgjithësi.

/Gazeta Sheshi/

Telegram ngushëllimi për vdekjen e Shukri SylejmanitShoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, me pikëllim të thellë…

Posted by Kosova Sports Journalists on Wednesday, September 23, 2020