Shoku i klasës: Kështu dukej Fadil Vokrri kur ishte 15 vjeç, pra në vitin 1974!

Një fotografi e pabotuar deri me tash. Një fotografi e rrallë dhe shumë interesante e drithëruese se si dukej Fadil Vokrri kur ishte 15 vjeç.  Ai konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë, aktualisht është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shoku i klasës, Bislim Selmani, dërgon një foto ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” dhe tregon se si dukej Vokrri në ato vitet e arta, në vitin 1974. “Ish gjimnazi 8 nëntori tash ‘Aleksandër Xhuvani’ në Podujevë. Vokrri në vitin e parë në gjimnaz, i fundit nga e djathta shtrirë”, tregon Selmani.