Shokët e Përfaqësueses që janë rivalë të përbetuar në Kroaci

244

Mbrojtësit e ri, Amir Rrahmani dhe Ardian Ismajli u ftuan nga përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki për ndeshjen kualifikuese me Finlandën.

Rrahmani dhe Ismajli kanë shoqëri të madhe që nga koha kur të dy luanin nëpër grupmoshat e reja në skuadra të Prishtinës, shkruan Gazeta Sheshi.

Mirëpo, puna dhe angazhimi bën që të dy të prekun skenën evropiane të futbollit. Ismajli tanimë është ambientuar mirë te Hajduku i Splitit, derisa Rrahmani së fundi nënshkroi me Dinamon e Zagrebit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, këto dy skuadra kroate kanë rivalitetin më të madh në Ballkan. Sa herë që përballen këto ekipe, atmofera është elektrizuese.

Dhe, për faktin e tyre, dy shokë do të jenë përballë njëri-tjetrit në derbin e madh kroat, por të bashkuar në qëllimin që ka Kosova – fitore në ndeshjen historike të së hënës.

Tifozët e Hajdukut të Splitit

Tifozët e Dinamos së Zagrebit