Shkodran Mustafi e Vjosa Kaba, dhe 63 milionë sekondat e tyre

Modelja Vjosa Kaba është bashkëshortja e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, me të cilën u martua “në fshehtësi” dy vite më parë. Verën në të cilën mbrojtësi gjerman la Valencian për Londrën, ai lidhi kurorë me Vjosën. Ajo është sekreti i lumturisë së yllit të “Topçinjve”.

Thuhet se ata e njihnin njëri-tjetrin prej më pak se një viti, para se Mustafi të ulej në gjunjë për t’i propozuar. Por, nuk ka foto ekskluzive të shitura për revistat përreth botës.

Shkodrani dhe Vjosa mbajtën një ceremoni të  thjeshtë, por joshëse në një hotel madhështor në Venecia. Thuhet se Mustafi i propozoi Vjosës në Gostivar, në vendlindjen e prindërve të tij.

Në një festë me 350 të ftuar kanë festuar fejesën e tyre në një hotel piktoresk në liqenin e Ohrit. Dy vite më vonë, çifti jeton në  Londër së  bashku me fëmijët e tyre.

Gruaja e tij modele poston rregullisht foto të sajat dhe të fëmijëve për 24,000 ndjekësit e saj në Instagram. Mustafi nuk shfaqet shumë në faqen e saj, por në përvjetorin e propozimit të tij për martesë, ai shprehu lumturinë e tij.

Mustafi dhe Vjosa festuan dyvjetorin e fejesës së tyre në shkurt dhe qendërmbrojtësi e postoi këtë në Instagramin e tij. Ai ka shkruar: “Këto dy vite janë  ndjerë si 63,072,000 sekonda, sepse kanë  kaluar shumë shpejt dhe shumë gjëra kanë ndodhur”.