Shkodra flet për herë të parë që pas kalimit te Kukësi

Donjet Shkodra është goditja e parë e Kukësit në këtë merkato. Mesfushori ka nisur punën me skuadrën dhe tashmë po ambientohet me shokët e ekipit, por dhe stafin e ri teknik. Shkodra, në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ka folur rreth aventurës së tij të re. Nuk ka lënë jashtë vëmendjes dhe një koment për trajnerin Pakulti apo dhe objektivin e titullit kampion.

Si po shkojnë këto ditë të para me Kukësin Donjet?

Kemi pasur një udhëtim të gjatë dhe dita e parë ka qenë disi e lodhshme. Dy ditët e tjera kanë qenë të ngarkuara, por mund të them se na ka ecur mirë.

Cilat janë përshtypjet tuaja për trajnerin e ri?

Ekipi ka një grup të mirë që shkojnë mirë, me sa kam parë. Trajneri ka pasur një karrierë të mirë si në Gjermani apo dhe Austri. Duket që ka eksperiencë dhe dominim në ekip.

I druheni konkurrencës te Kukësi?

Normal që konkurrenca në çdo skuadër është e vështirë dhe e madhe, por nuk duhet të kesh frikë nga konkurrenca, por duhet të japësh maksimumin dhe të shpresosh që do luash.

E menduat gjatë para se të firmosnit te Kukësi?

Nuk u mendova gjatë sepse është kampionia në fuqi. Kishin objektivat që më pëlqyen.

Besoni ende te titulli kampion?

Besimin nuk duhet ta humbësh asnjëherë. Është pak e vështirë, pasi Skënderbeu është 12 pikë para. Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet dhe ata duhet të humbasin 4. Është diçka e vështirë, por do të japim maksimumin dhe t’i marrim të gjitha pikët deri në fund.