“Shko të lash enët”, ndal lojën dhe përjashton tifozin

310

Një gjyqtare femër ka ndërprerë ndeshjen e ditës së dielë, në divizionin e dytë Katalanas, pasi një spektator i ka thënë asaj “shko të lash enët”. Marta Galego, e cila po gjykonte ndeshjen ndërmjet UE Valls dhe Cambrils Unió, ndërpreu ndeshjen pasi dëgjoi komentin paragjykues të mbërritur nga shkallët e stadiumit, duke urdhëruar në mënyrë të menjëhershme largimin e tifozit seksit, në mënyrë që të vijonte ndeshja. Tifozi, një anëtar i klubit të UE Valls, u përjashtua në vetëm tre minuta, dhe menjëherë pas largimit të tij, loja rifilloi. Spektatorët e tjerë prezent në stadium kanë duartrokitur vendimin e gjyqtares. Vetë Galego e ka regjistruar incidentin në shënimet e saj, me qëllim raportimin e tij në Federatën Katalanase të Futbollit.

Female referee stops game after being told to 'wash the dishes'
Fatkeqësisht, së fundmi janë regjistruar edhe incidente të tjera në futbollin spanjoll, ku abuzimi ka çuar në ndërmarrjen e vendimeve nga personat e shqetësuar, ose nga trupat federale. Në Andaluzi, një tifoz i vetshpallur homoseksual ka dhënë dorëheqjen  nga detyra pasi sulmet verbale u bënë të patolerueshme. Në një tjetër rast, Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle e Futbollit, njoftoi se do të hapte procedimin ndaj Sporting Gijon për një incident mes turmës, gjatë ndeshjes kundër Athletic Bilbao në mesin e muajtit gusht, teksa zhurmat dhe tinguj majmunësh i drejtoheshin Iñaki Williams, nga shkallët e stadiumit.

https://twitter.com/ruantifa_/status/773625782803587072?ref_src=twsrc%5Etfw