Shkëndija në tratativë për të sjellë një sulmues nga Fiorentina (Video)

209

Ekipi i Shkëndijës mund që të përforochet me një sulmues nga Kameruni, i cili deri tani ka qenë pjesë e ekipit italin, Fiorentina, mëson Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për Steve Leo Beleck, karrierën e tij e ka filluar në ekipin grek, Panathrakikos, që më pastaj të hidhet në Seria A, në ekipin Udinese. Beleck ka qenë pjesë edhe e kampionatit anglez, belg dhe rumun.

Burime për Telegrafi Maqedoni bëjnë të ditur se kontaktet e para në mes të K. F Shkëndijës dhe agjentëve të Beleck janë realizuar, megjithatë nuk ka ndonjë konkretizim.

https://youtu.be/GNp57_O6n7c