Shkëndija mund të përballet me Cervena Zvezdan, Kukësi e Teuta me Romën

Nëse Shkëndija e Tetovës i eliminon estonezët Nõmme Kalju, Dinamo Zagreb, Cërvena Zvezda e Beogradit, Celtic e presin në raundin e dytë

Nëse Shkëndija e kalon raundin e parë kualifikues në Champions League, atëherë në raundinë e dytë, e pret një kundërshtarë shumë më serioz.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut është në grupin 2 dhe mund të përballet me Dinamo Zagreb, Apoel, pastaj me fituesin e ndeshjes Suduva-C.Zvezda, Valir-Maribor dhe Celtic-Sarajeva.

Megjithatë, edhe nëse eliminohen në këtë fazë vazhdojnë garat në xhiron e tretë të LE-së.

Teuta e Kukësi mësuan kundërshtarët për turin e parë në Europa League dhe konkretisht do të përballen me Venstpils dhe Debrecen. Turi i dytë do të jetë shumë më i vështirë për ta, pasi shorti mund t’u rezervojë ekipe si Roma, Osijek dhe Lucerna.

Gjithashtu, duke parë që Rengers  dhe Hajduk Split janë favoritë për të kaluar në raundin e dytë, rrezikojnë të përballen me dy skuadrat shqiptare.

Vetëm një mrekulli e Prishtinës mund të sillte një derbi skuadrash shqiptare në turin e dytë.