Shkëndija – Gent, befason numri i biletave të shitura

607

Ashtu siç po afron dita, ashtu interesimi për një biletë është edhe më i madh për ndeshjen e “Play-Off” të Ligës së Evropës ndërmjet Shkëndijës dhe Gentit.

Ndeshja në fjalë është në program të enjten me fillim në ora 20:00 në arenën “Filipi i Dytë”, ndërsa duke filluar që nga e hëna në pikat e shitjes tifozët veçmë kishin filluar blerjen e biletave.

Rradhë të gjata u vërejtën ditën e sotme në “Fan-shopin” e Shkëndijës në qendër të Tetovës, ku vërtetë interesimi ishte shumë i madh.

Sipas zëdhënësit të Shkëndijës, Faton Zylbehari nesër mbrëma në arenën “Filipi i Dytë” mund të presim një numër prej mbi 20 mijë spektatorësh, të cilët do e përkrahnin Shkëndijën, transmeton Gazeta Sheshi.

Skuadra shqiptare kishte humbur ndeshjen e parë 2:1 dhe një fitore prej 1:0 në Shkup do t’ia siguronte fazën e grupeve.

Fotografia e infosport.mk