Shkëndija e pandalshme (Video)

342

Shkëndija e Tetovës e ka fituar ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës ndaj Mlada Boleslav me rezultat të pastër, 2:0.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Philip II Arena” në Shkup i takoi skuadrës shqiptare që golat i realizoi në pjesën e dytë.

Fillimisht, braziliani Junior shënoi në minutën 69, derisa epërsinë e ngriti kapiteni, Ferhan Hasani gjashë minuta më vonë.

Kësisoj, shqiptarët bëjnë një hap të madh drejt kualifikimit për në raundin tjetër, pasi kanë kapital prej dy golash për sfidën e kthimit.