Shkëndija dhe Kukësi mësojnë rivalët e mundshëm në rundin e tretë të Ligës së Kampionëve

Ekipet shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre, në shortin e mbajtur sot për rundin e tretë të ndeshjeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Ekipi i Kukësit do të përballet me Qarabagun e Azerbejxhanit, ndërsa Shkëndija me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.

Ndeshja e parë mes Shkëndijës dhe Sheriff Tiraspolit do të mbahet nesër në ora 20:15, ndërsa loja kthyese me datë 31 korrik në ora 19:00.

Ndërsa, Kukësi do të takohet me Qarabagun të mërkurën në ora 19:00, dhe ndeshja kthyese luhet më 1 gusht në ora 19:00.

Në rast se kalojnë këtë rund, Shkëndija në rundin e tretë ndeshet me Salzburgun, kurse Kukësi me fituesin e takimit Helsinki – Bate Borisov.