Shkencëtarët thonë se ngjyra e syve tuaj jep detaje për personalitetin e vërtetë tuajin! Provojeni a ia kanë qëlluar!

Thënia “sytë janë dritare e shpirtit” tingëllon si klishe, por tani duket se edhe shkenca e mbështet atë. Shkencëtarët në Universitetin Orebro të Suedisë kanë studiuar 428 persona me qëllim që të gjejnë nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet personalitetit të tyre dhe ngjyrës së syve të tyre.

“Syri është i lidhur aq ngushtë neurologjikisht me trurin sa që ai mund të quhet edhe si pjesa e vetme e trurit që mund të shihet nga jashtë”, thotë Dr. Antony Flallone nga Universiteti i Edinburghut. “Duket se përmban të dhëna vitale mbi funksionin e trurit tonë”.

Le ta shohim më poshte listën e ngjyrave të syve dhe karakteristikat e personalitetit, tipike për ngjyrën përkatëse:

Sytë e zi.

Ju jeni udhëheqës për nga natyra, i lindur për t’i udhëhequr njerëzit në jetë. Personat me ngjyrë më të mbyllët gjithashtu konsiderohen si persona më të lehtë për t’u përshtatur. Ju e keni tendencën për të pirë më pak alkool dhe e adhuroni sportin. Nëse arrini të gjeni forcën tuaj të brendshme, mund të sundoni botën.

Sytë e kaltër.

Ju keni forcë të madhe të brendshme dhe fuqi fizike edhe pse shpesh të tjerët nuk arrijnë ta shohin atë. Njerëzit ju gjykojnë shumë shpejt, bile edhe para se t’ju njohin. Ata ju shohin si të dobët dhe të paqëndrueshëm. Përkundër kësaj, është konstatuar se gratë me sy të kaltër i përballojnë më mirë dhimbjeve të lindjes. Gjithashtu, i përballoni më mirë disa formave të ankthit dhe depresionit. Ju jeni ambicioz, i mprehtë dhe kërkues. Në botën profesionale asgjë nuk mund t’ua presë rrugën.

Sytë ngjyrë hiri.

Sytë ngjyrë hiri janë jashtëzakonisht të rrallë. Nëse keni sy ngjyrë hiri, është pak a shumë sikur të keni sy me ngjyrë të kaltërt por vetëm pak më të hirtë. Ju jeni person jashtëzakonisht i balancuar, por ka dicka brenda jush që ndonjëherë nuk arrini ta kontrollini. Ju jeni i prirur të viheni në pozita mbrojtëse dhe ua bëni njerëve të vështirë t’i kalojnë pengesat në raport me ju.

Sy ngjyrë lajthie.

Edhe ngjyra e lajthisë është e pazakonshme për sytë. Njerëzve që e kanë këtë ngjyrë u thonë zakonisht se janë specialë që në moshën e tyre të re. Ju prireni të jeni i pavarur, me vetëbesim dhe spontan. Personaliteti juaj mund të jetë pak më i vështirë për t’u parashikuar dhe për t’u vënë poshtë. Kjo është në rregull – nuk ka asgjë të keqe nëse njerëzit në jetën tuaj mundohen pak për t’ua marrë aprovimin.

Sytë e gjelbër.

Nëse keni sy të gjelbër, jeni shumë tërheqës dhe misteriozë. Sytë e gjelbër u bijnë në sy shumicës së njerëzve dhe shpesh konsiderohen seksi. Ju jeni të paparashikueshëm por nuk zemëroheni shpejt. Jeni kreativ dhe performoni mirë nën presion.

A ia kemi qëlluar? Na tregoni!