Shkëmbi zbulon marrëshjen me Ballkanin dhe objektivin kryesor të ‘portokallinjëve’

602

Ballkani i Bledi Shkëmbit regjistron fitoren e dytë më radhë në pranverë, derisa me tre pikëshin e arritur ndaj Feronikelit arrinë të marr kreun në kampionatin elitar të futbollit kosovar, shkruan Gazetasheshi.com.

Shkëmbi deklaroi pas ndeshjes se është i kënaqur me pikët e arritura, por thekson se kanë ende punë për të bërë, pasi që skuadra e tij kërkon që ta mbyll me dalje në Evropë këtë edicion.

“Kemi mbyllur një ndeshje të vështirë, por kemi për ta bërë edhe me dy të tjera, të cilat janë shumë afër me kohën dhe ne duhet të përgatitemi për to. Do të shohim gjendjen e futbollistëve që kemi dhe më pas do i’a lëjmë kohës”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.

“Marrëveshja ime me Ballkanin është të bëjmë maksimumin dhe me dëshirën më të madhe për të hyrë në Evropë. Nuk diskutohet se të dalësh kampion është shumë mirë, por ne qëllimin kryesor e kemi Evropën. Megjithatë, ne do të punojmë shumë dhe do të luftojmë për të dalë kampion deri në ndeshjen e fundit”, përfundoi Shkëmbi.

Tashmë Ballkani numëron 44 pikë dhe kryeson kampionatin së bashku me Dritën.

Kjo është edhe renditja tabelare për momentin:

May be an image of text that says 'TEAM 1. FC Ballkani MP 2. G PTS Drita 20 3. 47:25 44 Prishtina 20 32:15 44 Gjilani 20 5. 33:13 38 Trepca 89 20 6. 20:20 30 Feronikeli 20 7. 22:29 25 KF Llapi 20 8. 23:18 24 Arberia 20 9. 24:25 23 Drenica 20 10. 18:25 22 FC Besa 20 12:28 20 20 13:46 7'

Në kuadër të xhiros së 21-të, skuadra e Ballkanit udhëton për t’u përballur me Gjilanin.

/Gazeta Sheshi/