Shkëmbi: Përgjegjësinë e marr unë, disa lojtarë nuk e kanë kuptuar që nuk fitohet pa luftuar

1164

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen kryesore e zhvilluar ë Podujevë ka triumfuar skuadra e Llapit kundër Ballkanit, shkruan Gazetasheshi.com

Golin e vetëm ne ndeshje e realizoi sulmuesi anësor, Edon Sadriu.

Pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi.

“Paraqitje e dobët e jona në përgjithësi, kemi shfaqur shumë tension dhe nuk e kishim qetësinë dhe qartësinë, ashtu siç kemi stërvitur. Do të mundohemi t’i menaxhojmë më mirë nervat dhe situatat e lojës. Llapi e meritoi fitoren, megjithëse realizoi me gabimin tonë. Ne nuk bëmë asgjë në fazën e sulmit dhe për këtë duhet të punojmë më tepër”.

“Pa i hequr meritat kundërshtarit, por mendoj që problemi ishte te skuadra jonë. Megjithatë janë shumë ndeshje deri në fund dhe duhet të përmisohemi. Disa lojtarë nuk e kanë kuptuar akoma se pa luftuar nuk mund të dalësh kampion”, tha Shkëmbi për ‘Art Sport’.

Ballakani tashmë zë vendin e dytë me 45 pikë të grumbulluara, dy më pak se lideri, Drita.

/Gazeta Sheshi/