Shkëlqimi i Italisë në "Euro 2016" ndërron skuadër

189
Një prej futbollistëve më të mirë të Italisë në “Euro 2016”, Emmanuele Giaccherini është rikthyer zyrtarisht në Serie A duke nënshkruar me Napolin.
Futbollisti erdhi nga Sunderland. Klubet kanë arritur marrëveshje me vlerë prej rreth 2 milionë funte për 31-vjeçarin i cili në edicionin e kaluar ishte i huazuar tek Bologna, dhe do të ishte futbollist i lirë në verën e vitit të ardhshëm.

Giaccherini u transferua në “Wearside” nga bashkëkombësi i tij, Paolo Di Canio – ish menaxher i ekipit – por luajti si titullar në vetëm 18 ndeshje në Premierligë në dy sezone para transferimit në Bologna.

Ai luajti si titullar në katër nga pesë ndeshjet e Italisë në “Euro 2016”, duke realizuar në fitoren 2:0 ndaj Belgjikës dhe konkretizoi penalltinë në humbjen nga Gjermania në çerekfinale.

Ai spekulohej se kërkohej edhe nga Chelsea, që drejtohet nga ish selektori i Italisë, Antonio Conte. Mirëpo, në fund ka nënshkruar me Napolin që e konsideron si futbollist të rëndësishëm për edicionin e ardhshëm.