Shkarkohet Ministri – kishte thene se do ta arrestonte profetin Muhamed

90

Ne Egjipt mund te kerkosh drejtesi por jo nese eshte fjala per profetin Muhamed.

Ministri i Drejtesise ne Egjipt, Ahmed al-Zend, eshte shkarkuar nga funksioni per shkak se kishte thene ne televizion se do ta arrestonte cilindo qe do te thyente ligjin, edhe sikur ky te ishte profeti Muhamed.

Ai kete koment e kishte bere kur ishte pyetur nese do te arrestonte disa gazetare te akuzuar per shpifje. Ministri ishte treguar tejet i zellshem per zbatimin e drejtesise, sa qe kishte thene:

“Do ta arrestoja cdokend, madje edhe nëse do të ishte profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të”, ka thënë Al-Zend.

Komenti i tij kishte ngjallur zemerim ne gjithe vendin gje qe kishte bere qe Kryeministri i Egjiptit, Sharif Ismail, ta shkarkoje ate. Zyra e Kryeministrise kishte njoftuar per shkarkimin  por nuk dhene shpjegim per arsyet, shkruan gazeta britanike, The Telegraph.