Shiu i madh në Dukagjin, nuk rrezikon ndeshjen Istogu-Hajvalia

119

Reshjet e mëdha të shiut në Rajonin e Dukagjinit kanë rrezikuar zhvillimin e ndeshjes Istogu-Hajvalia, e vlefshme për javën e 19-të, të Raiffaisen Superligës.

Tashmë dy skuadrat janë bërë gati për të hyrë në terrenin e lojës, i cili duket se është në gjendje të mirë, pavarësisht reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi, ka lënë në bankën rezervë, sulmuesin Semir Zeneli, duke preferuar të luajë me më shumë mesfushorë.

Formacioni i Hajvalisë: Petrit Tahiri, Alban Dragusha, Arber Prekazi, Liridon Leci, Veton Shabani, Shpetim Babaj, Sergio Da Luiz, Fuat Karabegu, Genc Hamiti, Azem Ahmeti dhe Leart Emini.

Ndërkohë, Istogu është paraqitur me këtë formacion:

Valmir Hajrizaj, Rinor Kuqi, Agron Cacaj, Adnan Muhaxherraj, Landrit Rama, Kushtrim Gashi, Fatlum Gashi, Dukagjin Gashi, Mensur Duraku, Selim Bajramaj, Arbër Morina.

/Gazeta Sheshi/