Shitja bëhet çështje, kinezët nuk kanë para për Milanin

171

Grupimi i organizuar i tifozëve të Milanit është pritur mbrëmjen e së enjtes në vilën e presidentit Silvio Berluskoni, në Arkore, nga ku ka marrë disa përgjigje në lidhje me pyetjet që tifozët kuqezi i bëjnë vetes prej kohësh, por jo sqarime të mëdha në lidhje me kohën e shitjes së klubit.

Në fakt, ky është aspekti i kësaj çështjeje që ngre shumë pikëpyetje, veçanërisht pasi grupi kinez ka kërkuar akoma kohë për të përgatitur dokumentacionin e posaçëm.

Sipas më pesimistëve, kjo kërkesë është bërë për arsye financiare, me grupin kinez që mendohet se nuk ka arritur të grumbullojë akoma shumë e nevojshme për të mbyllur operacionin.

Këto zëra janë shtuar shumë ditët e fundit, ndërsa “Finivest”, ashtu edhe përfaqësues të grupit kinez, kanë përgënjeshtruar gjithçka.

Arsyet pse është kërkuar më shumë kohë, janë shpjeguar në mënyrë informate: kalohet nga ripërpunimi dhe afatet e kontratës, që në fillim parashikonte blerjen e 80% të aksioneve dhe tani kërkohet blerja e plotë e kuqezinjve, deri te dalja e kapitalit nga Kina, që nuk është edhe aq e lehtë të bëhet për shkak të burokracisë. Kontaktet mes Galatioto dhe Gançikof, që janë përfaqësuesit e “Fininvest” dhe grupit kinez, vazhdojnë punën, ashtu si zyrat ligjore të shitësve dhe blerësve.

Gjatë ditës së djeshme është thënë se dita e nënshkrimit të parakontratës mund të jetë ajo e 16 gushtit dhe është një mundësi që do të ishte koherente me domosdoshmëritë e kinezëve, por ka më shumë mundësi që gjithçka të mbyllet në ditët e fundit të muajit.

Nëse do të ndodhë kështu, mbyllja e operacionit nuk do të ndodhë më brenda shtatorit, siç është parashikuar në fillim – në këto raste duhet të kalojnë 90 ditë nga nënshkrimi te mbyllja e operacionit – por mes tetorit dhe nëntorit.