Shillova paralajmëron Ballkanin: Në Therandë nuk shkojmë të dorëzuar!

Drenica humbi nga Prishtina në ndeshjen e parë pas pauzës së gjatë nga pandemia e koronavirusit me rezultat 3-0.

Ajo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërsa të dielën kuqezinjtë shkojnë në Therandë te kampioni vjeshtor Ballkani për ndeshjen e parë kampionale.

Në Prishtinë nuk luajti pikërisht i huazuari nga kryeqytetasit, Alban Shillova, por i cili është i gatshëm të luaj ndaj Ballkanit dhe ndihet mjaftë mirë për këtë duel, për të cilët ja se çfarë tha:

“Në në asnjë ndeshje nuk shkojmë të dorëzuar. E dimë  mirë se çfarë ekipi ka Ballkani edhe cilësitë qe i ka, për këtë jemi jemi të vetëdijshëm. Ne do të shkojmë të luajmë ndeshjen tonë, dhe normalisht kush do të jetë më i fortë le të fitoj, por duhet të them se ne si Drenicë nuk do të shkojnë të dorëzuar në Therandë”, deklaroi Shillova për portalin “Korneri”.

“Sa i përket golit  nuk mund të them asgjë. Normal është se te gjithë futen të  shënojnë gola, por ndojëherë është shumë e rëndësishme t’i ndimosh bashkëlojtaëve edhe në mënyra tjera” tha në fund Albani që në mënyrë indirekte tregon se e jap maksimumin për skuadrën edhe kur nuk shënon.

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Drenicës do të zhvillohet të dielen me fillim nga ora 16:00.

/Gazeta Sheshi/