Shikoni sesa shpenzon Llapi brenda një muaji

Kur gjithçka ishte në binarë, situata eskaloi dhe Llapi mbeti me vetëm një person në krye të klubit.

Dorëheqja e kryetarit, Nexhat Dumnica bashkë me aksionarët tjerë bëri që klubi tashmë të menaxhohet vetëm nga drejtori, Tahir Batatina.

Ky i fundit nuk do ta ketë aspak të lehtë që t’i dalë ballë shpenzimeve mujore ndonëse ka deklaruar se këtë do ta bëjë me ndihmën e vëllezërve, por edhe të ndonjë donatori të ri që mund t’i bashkohet klubit.

Ndërkohë, Gazetasheshi.com merr vesh se shpenzimet mujore të Llapit kapin shifrën e 40 mijë eurove.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë sesi do të rrjedhin gjërat. Ndryshe, Llapi sot ka fituar 3:1 ndaj Gjilanit nën drejtimin e trajnerit, Fadil Ademi.