Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, nuk pati angazhime me ekipin gjatë ditës së sotme, por edhe përkundër kësaj, ai nuk qëndroi duarkryq.
“Timonieri” i liderit të Superligës shfrytëzoi kohën për të punuar në kopshtin e tij, duke mbjellë domate, speca, tranguj e perime tjera, shkruan Gazeta Sheshi.
Të paktën kështu ai ka shkruar në “Facebook”, duke e përcjell tekstin edhe me një foto.
Tovërlani vërtetë punëtor i madh…