Shikoni se çfarë bën Muller në stolin e rezervave (VIDEO)

101

Thomas Muller nuk është mësuar të qëndrojë për 90 minuta në stol. Kështu që as ai vetë nuk e dinte se ku t’i çonte gjithë ato energji. “Kisha pak energji të tepërt,” shprehet kampioni i botës pas ndeshjes së Bayern kundër Koln e cila mbaroi me rezultatin 1:0 për bavarezët.

Shoku i skuadrës Jerome Boateng, i cili ndodhej në shtëpi përpara televizorit, ça nuk i panë sytë gjatë ndeshjes teksa kamerat fokusonin bankinën e Bayern.

Më pas ai shprehet për ZDF: “Unë qesh sa herë që e shoh Muller­in, por sot i bëri të gjitha: Ishte pjesëtar stafi që merret me uniformat, ndihmës trajner dhe në fund edhe festoi.”

 

https://www.youtube.com/watch?v=czDy2NT2Ans