Shevchenko – Kosova, kjo nuk mendohej

377

Ish-sulmuesi i njohur i përfaqësueses ukrainase dhe ekipeve të njohura si Milan e Chelsea, Andriy Shevchenko, është emëruar trajner i ri i Ukrainës.

Ukraina ka pasur një europian për t’u harruar në Francë gjatë qershorit, ku nuk ka shënuar asnjë gol dhe ka pësuar tre humbje duke u eliminuar në fazën grupore.

Ukraina është në të njejtin grup me Kosovën në kualifikime për Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”. Ndeshja e parë mes Ukrainës e Kosovës në kualifikime zhvillohet më 9 tetor në Ukrainë.