Sherifi flet për fitoren ndaj Prishtinës dhe tregon futbollistin më të mirë në Kosovë

Gjilani ka triumfuar në derbin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, teksa e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Prishtinës me rezultat 0-2, shkruan Gazetasheshi.com

Drejtori sportiv i SC Gjilanit, Sallah Sherifi i cili ka udhëhequr “kuqebardhët” në takimin ndaj Prishtinës në mungesë të Gentian Mezanit, teksa në emisionin “Kampionët” në Kanal10 ka theksuar se ka analizuar mirë ekipin “bardhekaltër” dhe kjo i solli edhe fitoren

“Ne i kemi dituar pikat e dobëta të Prishtinës dhe aty e kemi sulmuar. Kemi pritur që Leonit Abazi të jetë futbollisti më i rrezikshëm i Prishtinës dhe aty jemi përqendruar, por ai u zëvendësua në pjesën e parë dhe na e lehtësojë punën. Në anën tjetër e kemi bllokuar mirë Endrit Krasniqit për të cilin mendoj se është futbollisti më i mirë në Kosovë”, ka thënë Sherifi.

/GazetaSheshi/