Shëndeti mental i babait është ndikon në sjelljen e fëmijës

Ankthi i një burri që pret të bëhet baba mund të ketë ndikim në sjelljen dhe zhvillimin emocional të foshnjes së tij.

Ky konstatim është nxjerrë nga një hulumtim me mbi 31,000 fëmijë norvegjezë dhe prindërit e tyre.

Shumë studime të mëparshme kanë treguar se shëndeti mental i nënës, para dhe pas shtatzënisë, mund të ketë ndikim në shëndetin e foshnjes. Një studim ka treguar se përvoja e hershme e fëmijës së një nëne e cila vuan nga sëmundje të rënda mentale mund të ndikojë në zhvillimin afatgjatë të shëndetit të fëmijës.

Rezultatet e këtij studimi, ndërkaq, tregojnë se shëndeti mental i babait paraqet një faktor rreziku për zhvillimin e fëmijës, edhe pse pikëpamja tradicionale ka qenë se ky rrezik vjen më shumë nga nëna. Prandaj, sipas studiuesve, shëndeti i babait duhet të adresohet edhe në hulumtime e edhe në klinikën praktike.

Ekipi i ekspertëve kishte studiuar baballarët në kohën kur gratë e tyre ishin 4-5 muaj shtatzëna. Atyre iu ishin bërë pyetje lidhur me shëndetin mental, si për shembull a ndihen të depresionuar apo të frikësuar.

Në vend se të analizonin diagnoza të caktuara tek fëmijët, shkencëtarët mblodhën informacion lidhur me atë nëse ata kishin pasur ndryshime të shpeshta emocionale, nëse kanë pasur konflikte ose nëse kanë pasur ndjenja ankthi.

Nivele të larta të stresit ishin raportuar nga 3% e baballarëve. Ekipi hulumtues zbuloi një lidhje ndërmjet shëndetit mental të babait dhe zhvillimit të foshnjes.

Fëmijët që kishin më së shumti probleme në moshën 3 vjeqare ishin ata baballarët e të cilëve ishin më së shumti të stresuar. Hulumtuesit cekën se ky studim nuk demonstron ndonjë lidhje direkte shkak-pasojë. Autorët e studimit shpjeguan se ka disa arsye të cilat mund të jenë shkak i lidhjes. Për shembull, baballarët mund të bartin një risk gjenetik tek fëmija. Shëndeti mental i shtatzënës gjithashtu mund të influencohet nga depresioni i babait, duke ndikuar kështu tek foshnja e posalindur.

Nëse babai është shumë i stresuar, kjo mund të ndikojë në sekretimin e hormoneve të nënës gjatë shtatzanisë – mund të ketë ndikim në gjumë ose në gjendjen e saj mentale.

Ekspertet kanë cekur se studimi i ka disa kufizime, si për shembull, të dhënat mbi shëndetin mendor janë të marra nga raportet vetanake, të cilat jo përherë janë të besueshme.

Studime më të hershme kanë treguar fëmijët të cilët kanë pasur më shumë probleme kanë qenë ata të nënave depresive. Por, përgjigja për këtë problem mund të jetë tejet e thjeshtë, ka thënë njëri nga studiuesit. “Kur nënat vijnë për kontroll, më e pakta që duhet të bëjmë është t’i pyesim si po ndihen baballarët. E kjo pyetje ndoshta nuk u bëhet kurrë”.