SHEMBULLORE: Dy qytetarë mitrovicas pastrojnë vullnetarisht stadiumin “Riza Lushta”

Xhavit Beqiri dhe Ferki Ademi, tashmë emra të njohur për qytetarët mitrovicas, nuk ndalen së kryeri punë vullnetare.

Të dy qytetarët pasi dikur kishin pastruar edhe disa pjësë afër lumit Ibër, gjatë ditës së sotme kanë pastruar stadiumin “Riza Lushta”, në qytetin e Mitrovicës.

Siç shkruan Mitropol, përveç largimit të barishteve të tepërta, dy qytetarët kanë pastruar edhe ulëset e këtij stadiumi.

Aktivitete të tilla i shohim jo rrallë herë nga këta të dy, të cilët çdo ditë e më shumë përkujdesen për rregullimin e hapsirave të ndryshme të qytetit të Mitrovicës.

Xhaviti dhe Ferkiu, këto aktivitete i bëjnë mbi baza vullnetare, e kontributin për qytetin në këtë periudhë të pasluftës, Xhavit Beqiri, e kishte quajtur edhe si patriotizëm modern.