Shembet tarraca e ndërtesës në Sarandë, tifozët bien nga lartësia

531

Një moment paniku u regjistrua në qytetin e Sarandës.

Një grumbull tifozët kishin hipur mbi çatinë e një ndërtese, për të ndjekur ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Butrintit dhe Labërisë që përfundoi me rezultatin 2-0.

Teksa po luhej pjesa e parë, nga numri i madh i tifozëve, tarraca e ndërtesës është shembur, teksa tifozët janë rrëzuar në tokë, nga një lartësi e konsiderueshme.

Për fat të mirë, ka pasur vetëm lëndime të lehta, dhe nuk bëhet fjalë për jetë në rrezik. Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme: