SHBA-të e Gjermania, kundër zgjedhjeve te parakohshme ne Kosove

92
Ambasada e SHBA-ve dhe ajo e Gjermanisë në Kosovës janë deklaruar kundër shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Sipas diplomatëve të këtyre dy shteteve, zgjedhjet nuk do ta çonin Kosovën përpara, por do të vazhdonin me ngecjen. Ato kërkojnë që mosmarrëveshjet pozitë-opozitë të zgjidhen me dialog konstruktiv.

Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Viets, dhe zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, Philip Drewry, kanë thënë për “Zërin” se opozita dhe koalicioni duhet ta gjejnë një zgjidhje konstruktive për tejkalimin e krizës, por pa menduar për zgjedhje.

Madje diplomatja gjermane tha se pakica (opozita) duhet të mësohet të respektojë vendimet e shumicës edhe për faktin se nuk përfaqësojnë më shumë se 12,2 për qind të të gjithë votuesve të mundshëm në Kosovë.