Shaqiri kthehet në formacionin startues të Liverpoolit

Derbi i qytetit të Liverpoolit, mes ekipit me po të njëjtin emër dhe Evertonit, do të rikthejë në fushën e blertë Xherdan Shaqirin, i cili ka munguar tash e rreth 2 muaj si pasojë e një lëndimi.

Liverpooli në këtë ndeshje, që nis nga ora 21:15 dhe që luhet në Anfield, hyn nga pozita e parë tabelare e Premier Ligës, me 40 pikë, 8 më shumë se vendi i dytë, kampioni në fuqi Manchester City që ka 32 pikë nga 15 ndeshje, ndërsa Evertoni gjendet në pozitën 17, me vetëm 14 pikë të tubuara.

Këto janë formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:

Image

Image