Shaqiri i jep një lajm të mirë Jurgen Kloppit

Xherdan Shaqiri ndjehet 100 për qind i gatshëm dhe gati për ta ndihmuar Liverpoolin me pjesën më të vështirë të sezonit.

Ai nuk ka qenë i disponueshëm për një kohë për shkak të problemeve me kyçin e këmbës, por shqiptari u rikthye në fillim të dhjetorit duke startuar për herë të parë në një ndeshje në sezonin 2019/20.

90 minuta të mrekullueshëm kundër Everton, u shpërblyen me gol – Shaqa shënoi në fitoren 5-2 të Redsave.

Sfida e radhës është të shtunën kundër Watford dhe Xherdan Shaqiri është gati për sfidat e radhës.

“Jam 100 për qind i gatshëm. Më duhej një apo dy javë për t’u stërvitur, jam mirë dhe i lumtur – ndihem mirë kështu që jam gati”., shtoi ai.

“Ndihem mirë, në formë dhe mendoj se e patë kundër Evertonit. Jam i lumtur që luajta dhe pata minuta sepse kam qëndruar jashtë për një kohë”.

“Isha i entuziazmuar që luajta nga fillimi dhe për këtë doja të bëja paraqitje të mirë. Është e mrekullueshme të kthehem me gol në derbi, diçka që s’do ta harrojë”. “Tani jam duke shikuar përpara për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë dhe shpresoj të luaj më shumë”, deklaroi Shaqiri në një intervistë për Liverpool TV.