Shaqiri – Dortmund, ja çfarë thotë futbollisti

215

Xherdan Shaqiri nuk do të transferohet te Borussia Dortmund këtë verë.

Futbollisti shqiptar shihej si zëvendësues i Henrikh Mkhitaryan që iu bashkua Manchester Unitedit.

Por, ka qenë vetë reprezentuesi zviceran ai që e ka përjashtuar një rikthim në Bundesligë, duke konfirmuar se më 24 korrik i bashkohet Stoke Cityt.

“Nuk do të ndodhë një kalim në Bundesligë aktualisht. Më 24 korrik unë do të rikthehem në stërvitje me Stoke dhe po përgatitem për sezonin e ri të Premierligës. Kam synime pëe të arritur me Stoke” deklaroi Shaqa.