Shaqiri “çmend” tifozët e Kosovës me këtë foto

449
Tifozët e Kosovës ende shpresojnë që do ta shohin Xherdan Shaqirin nën fanellën e Kosovës.

Dhe këto shpresa janë rritur edhe më shumë nga një foto e publikuar nga Shaqiri në rrjetin social Snapchat.

Ai e ka të veshur një maicë me yje, që sipas tifozëve aludon në flamurin e Kosovës.

Fadil Vokrri sot deklaroi që Shaqiri ka mundësi ta dërgojë kërkesën për të luajtur për Kosovën deri më 4 shtator.