Shabanët nderojnë Dritën, Llapi fiton me 10 lojtarë ndaj Ballkanit

2311

Drita e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat 3:1, në ndeshjen e javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll. Gjilanasit arkëtuan pikë të plota, pas dy disfatave rresht kundër Trepçës ’89 dhe Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Me këtë triumf, skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu është rikthyer në pozitën e parë.

Llapi ka triumfuar përballë Ballkanit në kryendeshjen e xhiros me rezultat 1-0. “Legjendat” i falen golit të vetëm në këtë përballje nga Edon Sadriu, madje kur kishin mbetur me dhjetë futbollistët për shkak të përjashtimit të ‘gardianit’ Marijan Coric.

Me të kuq në fundin e ndeshjes u ndëshkua edhe Mevlan Zeka, futbollisti i Ballkanit.

Me këtë fitore Llapi ngritet në kuotën e 26 pikëve në mesin e tabelës, ndërkohë që Ballkani zbret në pozitën e dytë.

Gazeta “Sheshi” ju sjell raportin e ndeshjeve në mënyrë kronologjike:

Drita – Besa 3-1

– Mbyllet ndeshja!

+3 minuta shtesë!

90′ Erion Morina (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

85′ Ardian Limani (Dri) ndëshkohet me karton të verdhë!

80′ Zëvendësim te Drita: Sosa Irogue inkuadrohet në vend të Kastriot Rexhës.

78′ Zëvendësim te Drita: Drilon Islami inkuadrohet në vend të Astrit Fazliu.

70 Zëvendësim te Besa: Dren Idrizi inkuadrohet në vend të Bekim Maliqit

68′ Ilir Blakçori (Dri) gjuan me volej brenda zonës, por topi shkon jashtë portës.

67′ GOL! Bujar Shabani (Dri) pasi shërbehet bukur nga Betim Haxhimusa e dërgon topin drejt rrjetës me kokë 3-1.

65′ GOL! Ardi Hajdini (Bes) gjendet bukur brenda zonës dhe realizon për ta ngushtuar rezultatin 2-1.

62′ Zëvendësim te Besa: Boiken Shala inkuadrohet në vend të Diellor Besenit.

57′ Zëvendësim te Drita: Bujar Shabani inkuadrohet në vend të Erjon Vucajt.

47′ Xhevdet Shabani (Dri) gjuan nga ndërprerja, godet traversën.

– Starton pjesa e dytë!

* Zëvendësim te Besa: Guri Hana inkuadrohet në vend të Diar Halilit.

– Mbyllet pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

34′ Kastriot Rexha (Dri) gjuan me kokë, mbi portë.

20′ Erjon Vucaj (Dri) gjuan nga jashtë zonës, por pret Agron Kolaj.

20′ Astrit Fazliu (Dri) gjuan me gjysmë volej brenda zonës, por pret me sukses ‘gardiani’ Agron Kolaj.

15′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan zhagas nga ndërprerja dhe realizon një super gol për 2-0.

14′ Diar Halili (Bes) ndëshkohet me karton të verdhë!

10′ Xhevdet Shabani (Dri) harkon rrezikshëm brenda zonës, por Agron Kolaj e dëbon topin për të shpëtuar gol të sigurt.

05′ GOL! Xhevdet Shabani (Dri) gjuan me të majtën brenda zonës dhe realizon për 1-0.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Ajzeraj, Limani, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Fazliu, Xh.Shabani, Haxhimusa, Rexha. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Besa: Kolaj, Ajdini, Rajovic, Halili, Maliqi, Salihu, Sheqerolli, Brruti, Syla, Qorri, Tahiri. Kryetrajner: Leotrim Krasniqi

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Granit Hyseni, Bajram Kabashi, Arben Halilaj

Stadiumi i qytetit – Gjilan


Llapi – Ballkani 1-0

– Mbyllet ndeshja!

90+2′ Zëvendësim te Llapi: Ilir Krasniqi inkuadrohet në vend të Mentor Zhdrellës.

+4 minuta shtesë!

87′ Mevlan Zeka (Ball) ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja!

84′ Zëvendësim te Ballkani: Arbër Shala dhe Egzon Sinani inkuadrohen në vend të Arbër Prekazit dhe Arbër Potokut.

69′ GOL! Edon Sadriu (Llap) përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe realizon brenda zonës, 1-0.

68′ Zëvendësim te Ballkani: Meriton Korenica inkuadrohet në vend të Edvin Kuç.

63′ Armend Thaqi gjuan nga ndërprerja, por topi shkon mbi portë.

63′ Zëvendësim te Llapi: Drilon Ajeti inkuadrohet në vend të Kastriot Selmanit.

62′ Marijan Coric (Llap) ndëshkohet direkt me karton të kuq!

58′ Edvin Kuç (Ball) ndëshkohet me karton të verdhë!

57′ Zëvendësim te Ballkani: Arbër Hoxha inkuadrohet në vend të Nazmi Gripshit.

55′ Zëvendësim te Llapi: Edon Sadriu inkuadrohet në vend të Valmir Veliut.

– Starton pjesa e dytë!

– Mbyllet pjesa e parë!

+1 minutë shtesë!

35′ Blend Baftiu (Ball) gjuan me kokë, por topi shkon pranë portës.

30′ Kastriot Selmani (Llap) gjuan me kokë nga afërsia, por vetëm mbi portë.

22′ Mentor Zhdrella (Llap) gjuan nga ndërprerja, por pret Damir Luljanovic.

20′ Valmir Veliu (Llap) gjuan brenda zonës, por topi shkon jashtë.

– Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Llapi: Coric, Peposhi, Prençi, Haliti, Idrizi, Shabani, Ar.Ramadani, Zhdrella, Veliu, Selmani, Hoti. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Jashanica, Prekazi, Potoku, Kuç, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Daku, Zeka. Kryetrajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Fatlum Jashari, Meriton Berisha, Burim Jahmurataj

Stadiumi: “Zahir Pajaziti” – Podujevë

/Gazeta Sheshi/