Sermaxhaj: “Merkato e vështirë, por do luftojmë për t’i ndryshuar gjërat në pranverë”

166

Kryetrajneri i skuadrës së Prishtinës, Sami Sermaxhaj, në një intervistë dhënë për “Gazetën Sheshi”, pas duelit miqësor ndaj Gjilanit, ka theksuar nevojën për transferimin e futbollistëve, megjithëse do të jetë shumë e vështirë për këtë afat kalimtar.

“Patjetër që kemi nevojë të përforcohemi, pothuajse në çdo repart. Por, ky afat nuk është i përshtatshëm për përforcime dhe mund të ndodhë qëedhe me këtë skuadër do të luftojmë për t’i arritur qëllimet tona, përkundër që patjetër na duhen përforcimet”, pohoi Sermaxhaj.

Duke folur për përgatitjet para nisjes së stinorit pranveror, kryetrajneri prishtinas, potencoi se skuadra e tij do t’i mbushë bateritë në maksimum për t’i ndryshuar gjërat në pranverë.

“Përgatitjet po shkojnë relativisht mirë, jemi në fazën fillestare të përgatitjeve dhe kjo lojë na shërben për ti testuar lojtarët dhe sistemin e lojës. Presim të përgatitemi maksimalisht, që të bëjmë ndryshim në pranverë. Fazën e dytë përgatitore mendojmë ta zhvillojmë jashtë vendit, diku në rajon, ku klima do na mundësoje një gjë të tillë”, përfundoi Sermaxhaj.