Ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili tashmë e ushtron zejen e trajnerit, Genc Sermaxhaj, përmes një publikimi në llogarinë e tij ka kritikuar disa nga trajnerët e ardhur nga Shqipëria në Kosovë për shkak të çasjes së tyre, transmeton Gazetasheshi.com.
Sermaxhaj ka përmendur disa nga trajnerët e njohur si Gugash Magani, Sulejman Starova e Mirel Josa, të cilët rrespektuan kampionatin kosovar, klubet, gjyqtarët dhe tifozët, ndërkohë një gjë të tillë nuk po e bëjnë edhe disa ‘homologë’ të tyre të cilët janë duke ushtruar veprimtarinë e tyre aktualisht.
Sipas Sermaxhajt është e kuptueshme që ndodhen në presion të rezultateve, por se është e kuptueshme edhe mos arritja e tyre, pasi që aty përfundon mundësia për ta, teksa ka bërë edhe një thirrje interesante.
Ky është publikimi i plotë i Sermaxhajt pa ndërhyrje në llogarinë e tij:
Ky reagim Sermaxhajt vjen pas ngjarjeve të ndodhura në Drenas, teksa kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro u përfshi në një zënkë me futbollistët e Drenicës pas ndeshjes.
Tekniku i “Niklit” ka bërë gjithashtu një varg kritikash në mënyrën e ndarjes së drejtësisë dhe ka sulmuar disa herë në mënyrë indirekte disa nga klubet në vend.
LEXO gjithashtu edhe:
/Gazeta Sheshi/