Sërish shpërthen vullkani Sinabung në Indonezi

176
Vullkani Sinabung në rajonin indonezian Sumatra Veriore sërish ka shpërthyer dhe tashmë ka dy ditë qe nxjerr hi të nxehtë.

Sasia e madhe të hirit, të cilin vullkani e nxjerr jashtë e ka kontaminuar ajrin dhe rrezikon jetën e njerëzve në qytetin e afërt Karo.

Banorët kryesisht përdorin maska për lëvizje në qiell të hapur. Për sasinë e hirit të liruar vullkanik më së miri flet dukshmëria jashtëzakonisht e zvogëluar dhe shtresat disa centimetra të trasha në rrugët dhe shtëpitë në vendbanimet afër vullkanit.

Sinabung është i lartë 2.600 metra.

Pas 400 vitesh sa ishte i qetë për herë të parë u aktivizua në verën e vitit 2010. Erupsioni i fundit i llavës ndodhi në shkurt të vitit të kaluar kur jetën e humbën 16 persona.

Indonezia ndodhet në rajonin e “Unazës së Zjarrtë të Paqësorit” në të cilin gjenden të paktën 120 vullkane aktive.