Sërish dhunë në futbollin kosovar: Ndërpritet ndeshja Ballkani – Flamurtari

Skenat e dhunës janë paraqitur edhe njëherë në futbollin kosovar dhe është sërish Liga e Parë epiqendra e këtyre skenave të tmerrshme. Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Flamurtarit është ndërprerë në minutën e 35-të pas një përleshje brutale ndërmjet futbollistëve të dy skuadrave, shkruan Gazeta Sheshi.

ballkani - flamurtari 11111

E gjithë ngjarja nisi pas një një kacafytje ndërmjet dy kapitenëve të skuadrave (Ilir Morina, Ballkani dhe Fidan Hasani, Flamurtari) për tu përfshirë më pas shumë futbollistë dhe persona të cilët ishin futur në fushën e lojës për ti dhënë një tjetër pamje e keqe për futbollin kosovar, sidomos që vije nga dy ish skuadra elitare të futbollit kosovar.

ballkani - flamurtari1

Madje janë futur edhe forcat e rendit në fushën e lojës për ta qetësuar situatën.

ball-flam1

/Gazeta Sheshi/