Serie A vatër e ‘nxehtë’ e Covid-19, skuadra italiane raporton një futbollist pozitiv

176

Lajm i keq për skuadrën e Veronës përpara sfidës ndaj Juventusit, e cila është e programuar të zhvillohet mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:45.

Në lojtar i skuadrës veroneze është infektuar me koronavirus, duke humbur kështu sfidën e rëndësishme ndaj klubit bardhezi.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Veronës me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku ka deklaruar se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19 më pas të gjithë lojtarët e tjerë kanë rezultuar negativ.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË VERONËS –

“Klubi i Veronës komunikon se pas kryerjes së testit me tampon, është evidentuar një komponent i grupit të skuadrës pozitiv me COVID-19. E gjithë pjesa tjetër e skuadrës do të ndjekë rregullat e protokollit antiCOVID duke qenë negativ.”